Politika

Opozita në Kuvend, Doda: Fjala bojkot, të zhduket nga fjalori politik

Opozita ka vendosur në mbledhjen e grupit parlamentarë të Partisë Demokratike, t’i bashkohet parlamentit për të votuar rezolutën e europarlamentarëve evropian.

mesila-320x173Mbledhja e grupit parlamentar të PD-së u zhvillua sot me dyer të mbyllura pas marrëveshjes së arritur me mazhorancën për të hyrë në parlament që përkon me seancën e fundit plenare dhe limitin ligjor të humbjes së mandatit të deputetëve të opozitës.

Pas mbledhjes së grupit të PD-së, deputetët e opozitës iu drejtuar Kuvendi, ndërsa deputetja e PD-së, Mesila Doda dha një prononcim për mediat ku u shpreh se “sot qytetarët shqiptarë përballen me gjendje e rëndë ekonomike dhe një varfëri të thellë dhe ne nuk kemi qenë për t’i mbrojtur në parlamentin e Shqipërisë”.

Po ashtu, Doda iu përgjigj pyetjes së gazetarve, se pse nuk u kthyet më shpejt në parlament, duke u shpreh se “ duhet të ishim kthyer më heret në parlament, por sot do të miratohet një rezolutë që rithekson parimet kryesore të punë së parlamentit dhe të jetës politike të vendi, gjë që është diçka pozitive dhe është për t’u përgëzuar. Qytetarët shqiptarë kanë nevojë për normalitet në jetën e tyre politike, ndaj bojkoti duhet të zhduket nga fjalori politik në të ardhmen”.

Një problem tjetër që trajtoj, deputetja e PD-së Doda, ishte dhe opozitarizmi i fortë, por vendosi theksin me iniciativën e saj për ligjin e dosjeve, ku u shpreh se “kam dëgjuar dy eksponent njëri i përket të sotmes dhe tjetri të shkuarës. Velia, tha Doda ka deklaruara se drafti përmban nuanca antikushtetuese dhe sjell pasoja. Duhet të shikojë mirë sesi funksionon sistemi demokratik, ndërsa për Femi Abdiun duke e konsideruar si shkaktar për bllokimin e ligjit të dosjeve pasi sipas saj, shpalli si antikushtetues këtë ligj që duhet ta çonte në pënsion dhe nuk kanë vend në sistemin demokratik në vendimarrje dhe kjo është kërkesë e të rinjve”.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button