Maqedonia

Minoski: Rritja ekonomike vetëm nëse zgjidhet kriza politike

Ekonomia e Maqedonisë në vitin 2017 mund të realizojë madje rritje edhe më të lartë nga projektimi prej 3 për qind, nëse kriza politike zgjidhet në dhjetor. Këtë në intervistën për Zërin e Amerikës e theksoi ministri i Financave, Kiril Minoski, duke folur për politikat ekonomike të cilat i zbaton Qeveria dhe efektet e tyre, si hyrja e investimeve të huaja dhe hapja e vendeve të reja të punës, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Banka botërore projektoi rritje të ekonomisë së MAqedonisë prej 3,3 për qind për vitin 2017. Projektimi ynë ishte më konservativ dhe ai paraqet 3 për qind. Por rritja mund të jetë edhe më e lartë. Një nga faktorët që do të ndikojë në atë është zgjidhja e krizës politike, e cila po zgjatë tejet shumë. Këto parashikime i bazoj në dy tremujorët e parë të vitit rrjedhës. Edhe krahas ndikimit të krizës politike, në tremujorin e dytë tëp vitit 2016 kemi rritje prej 2,3 për qind, falë aktiviteteve eksportuese nga ZZHTI, por edhe rritjes në segmentet e tjera të industrisë, si segmentet tradicionale ku është vërejtur aktivitet më i madh ekonomik në krahasim me vitin e kaluar”, thotë Minoski.

I pyetur për rëndësinë e diasporës për ekonominë e Maqedonisë, ministri thotë se të gjithë të cilët do të vendosin të investojnë në vend apo të lidhen me kompani vendore furnizuese kanë vin-vin situatë. Nga njëra anë në vend hyn kapitali i huaj, teknologjitë dhe hapen vende të reja të punës, ndërsa nga ana tjetër ata që do të investojnë fitojnë klimë të shkëlqyeshme afariste, politikë të volitshme tatimore dhe prodhime dhe shërbime cilësore nga kompanitë e Maqedonisë.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button