Politika

Zgjedhjet në PD/ Gjana: Transparencë dhe rregulla të barabarta në garë për kryetar të PD

Kryetari i Komisionit Zgjedhor në PD, Jemin Gjana deklaroi sot se Komisioni Zgjedhor për Kryetarin e PD plotësohet me 4 anëtarë, secili kandidat ka 1 përfaqësues të tij në komision.

Ai tha se Komisioni miratoi kalendarin e ecurisë së procesit të zgjedhjeve deri në shpalljen e kandidatit fitues.

“Kandidatët do të kenë përfaqësuesit e tyre në komisionet e votimit në të gjithë vendin. Ata do të trajnohen me ndihmën e fondacionit Konrad Adenauer. Modalitetet e fletës së votimit do të përcaktohen deri në datën 6 qershor, ndërsa deri në datë 7 qershor caktohen vendvotimet, bazuar në propozimet e degëve. Materialet e votimit do të tërhiqen nga kryetari komisionit të votimit dhe secili kandidat ka të drejtë të vendosë një shoqërues për materialet e votimit në çdo degë.Lista e anëtarësisë së PD është me 75 067 anëtarë. Lista është e kyçur dhe sistemi mund të kontrollohet vetëm në praninë e përfaqësuesve të kandidatëve për kryetar të PD.  Kemi diskutuar në komision për listat e anëtarësisë mbi debatin a mund të kenë kandidatët listat”, tha ai.

Po ashtu, Gjana shton se “rregullat e lojës edhe në një organizatë politike nuk mund të jenë mbi ligjin. Kemi ligjin për mbrojtjen e të dhënave personale, i cili detyron që askush nuk mund ta shkelë pa autorizimin e individit që na ka dorëzuar të dhënat. Përkatësia politike është një e dhënë sensitive personale. Këto të dhëna mund të aksesohen vetëm nga ekspertët që caktojnë vete kandidatët, duke e bërë procesin të besueshëm dhe transparent”.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button