Kosova

Jahjaga pjesë e takimit të liderëve të “Procesit Bërdo Brion”

Presidentja e Kosovës , Atifete Jahjaga po merr pjesë në takimin e presidentëve rajonal të procesit të Brdos.

Ajo ka postuar një fotografi në prag të këtij takimi, ku mysafir i veçantë është Presidenti i Austrisë, Fischer për të intensifikuar raportet e rajonit me BE.

Zgjerimi i Bashkimit Evropian, projektet infrastrukturore dhe siguria energjetike janë pjesë nga temat kyçe të takimit të sivjetshëm të liderëve të “Procesit Bërdo Brion”.

Në takim, krahas Jahjagës do të marrin pjesë edhe presidentët i Shqipërisë, Bujar Nishani, Maqedonisë, Gjorge Ivanov, Malit të Zi, Filip Vujanoviq, Austrisë, Hajnc Fisher, Kroacisë – Kolinda Grabar Kitaroviq, Sllovenisë – Borut Pahor, Serbisë – Tomislav Nikoliq, si dhe kryesuesi me Presidencën e Bosnjë e Hercegovinës, Mladen Ivaniq.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button