Zgjedhjet lokale 2015

Veliaj takon artistët: Bashkia nuk duhet të jetë indiferente ndaj arti

Erion Veliaj, kandidati i maxhorancës së majtë për kryetar bashkie në Tiranë, zhvilloi të hënën një dëgjesë me artistë, ku shprehu angazhimin për nxitjen e jetës kulturore në kryeqytet.

Kandidati Velia, duke shprehur rolin e artit si antidodi më i mirë në uljen e stresit, ftoi biznesin që të bëhet pjesë e incentivave në këtë drejtim. Po ashtu, Veliaj kërkoi që artistët të jenë pjesë e këshillit bashkiak, në mënyrë që të përcjellin problematikat që gjeneron komuniteti i tyre.

“Në vitin 2013 vetëm 4% e buxhetit për artin e kulturën është shpenzuar nga bashkia. Kjo do të thotë që je i paaftë të shpenzosh. Këshilli Bashkiak e ka miratuar buxhetin, por administrimi i tij ka qenë i gabuar”, u shpreh Veliaj.

Po asht, kandidati i majtë tha se ka ardhur koha që të transformohet mënyra si funksionon Teatri i Metropolit.

Në vijim të takimeve në kryeqytet Erion Veliaj ishte sot në njësinë nr.4, ku dëgjoi ankesat e qytetarëve për rrugët e pashtruara, plehrat që nuk mblidhen rregullisht, mungesën e gjelbërimit, etj.

“Ai që s’di të bëjë punë, nuk ka për të bërë punë as këto 30 ditë që kanë mbetur”, u shpreh Veliaj.

Duke iu përgjigjur shqetësimit të qytetarëve për mosshpërndarjen e banesave sociale, Veliaj përsëriti premtimin se ndarja e tyre “do të jetë në mbledhjen tonë të parë”.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button