Zgjedhjet lokale 2015

PD prezanton kandidatët për bashkitë Kavajë dhe Rrogozhinë

Partia Demokratike, (PD) prezantoi kandidatët për bashkitë Kavajë dhe Rrogozhinë.

Kandidati për bashkinë e Kavajës Engjëll Cara u prezantua në takimin e organizuar nga partia në koalicion Balli Kombëtar Demokrat, ku ishte i pranishëm edhe kreu i BKD Artur Roshi.

Kandidati Cara tha se Partia Balli Kombëtar Demokrat ka qenë një aleat dhe një mbështetës besnik ndër vite i Partisë Demokratike. Ndër të tjera, ai do të deklaronte se Bashkia e nesërme do të jetë gjithëpërfshirëse, duke përjashtuar vetëm të ashtquajturit “Rilindas” që kanë rekorde kriminale.
Në fjalën e tij Roshi tha se do të mbështesë kandidatin e Partisë Demokratike Engjëll Cara, duke shprehur bindjen për një fitore të padiskutueshme më 21 qershor.

deliNdërsa kandidati i Partisë Demokratike për bashkinë Rrogozhinë Eqerem Deliu në takimin e organizuar me bizneset në këtë qytet, u shpreh se, ulja e taksave do të jetë prioritet i punës së tij, si alternativa që rrit punësimin.  Qeveria e sotme ka dyfishuar taksën e biznesit, u shpreh Deliu, ndërsa u premtoi të pranishmëve se ulja e taksave është forma më e mirë që biznesi të ofrojë punësim. Deliu tha se do të ulë jo vetëm taksën për bizneset, por ccdo lloj takse që varet nga bashkia.

Përpara bizneseve në Rrogozhinë, kandidati i Partisë Demokratike prezantoi disa nga pikat e programit të tij për rininë në sektorin e bujqësisë, etj. Në këtë takim, kandidati Eqerem Deliu u shoqërua nga deputeti Eduard Halimi dhe kryetari i Partisë Republikane Fatmir Mediu.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button