Kosova

Presidentja kroate poston fotografi nga pritja që i bëri Hashim Thaçit (Foto)

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka udhëtuar dje për vizitë zyrtare në Zagreb, ndërsa sot është pritur me nderimet më të larta shtetërore dhe ushtarake nga presidentja e Kroacisë, Kolinda Grabar-Kitarović.

Nga ky takim ka postuar presidentja kroate në Facebook:

“Mikpritje e ngrohtë -miqësore për presidentin e Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, gjatë vizitës së tij zyrtare në Kroaci”- ka shkruar në profilin e saj zyrtar në FB, Grabar-Kitarović.

Thaçi dhe Grabar-Kitarović  kanë biseduar për zhvillimin e mëtutjeshëm të marrëdhënieve në mes Kosovës dhe Kroacisë, raporton Express.

“Gjatë qëndrimit në Kroaci, Thaçi do të takojë edhe kryeministrin e Qeverisë së Republikës së Kroacisë, Andrej Plenković, si dhe do të ketë një drekë pune me kryetarin e Parlamentit të Republikës së Kroacisë, Gordan Jandroković.

Thaçi do të ketë takime edhe me përfaqësues tjerë të jetës politike dhe publike në Kroaci”, është bërë e ditur të mërkurën nga kumtesa e Presidencës.

 

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button