Bota

Bashkëthemeluesi i Facebook-ut dhuron 20 milionë dollarë për fushatën e Clintonit

Bashkëthemeluesi i Facebookut, Dustin Moskovitz ka premtuar se do të dhurojë 20 milionë dollarë si ndihmë për të mposhtur në zgjedhjet presidenciale të nëntorit kandidatin republikan, Donald Trump duke u shndërruar kështu në njërin nga përkrahësit më të mëdhenj të fushatës presidenciale të Partisë Demokratike.

Biznesmeni nga “Lugina e Silikonit”, Moskovitz, deklaroi se kandidati republikan, Donald Trump është i rrezikshëm dhe se qasja e tij do të shkaktojë ndarje në shoqërinë amerikane.

“Nga ana tjetër, demokratët dhe kandidatja e tyre Hillary Clinton ofrojnë vizion, optimizëm, politikë pragmatiste dhe interesa të përbashkëta”, u shpreh Moskovitz.

Ai paralajmëroi se me bashkëshorten e tij Cari Tuna do të dhurojnë 20 milionë dollarë për fushatën e Clinton, por edhe për përkrahje të kandidatëve të Partisë Demokratike në garën për Kongresin Amerikan.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button