Politika

Bregu kundër Bashës: Reforma në Drejtësi rol kyç për Integrimin në BE

Kryetarja e Këshillit të Integrimit Majlinda Bregu gjatë tryezës për hapjen e shkollës verore evropiane tha se Reforma në Drejtësi është kyçe për integrimin.

Njëherësh në kundërshtim me qëndrimin e kryetarit të PD Lulzim Basha dhe gjithë lidershipit të partisë që kanë bërë thirrje në drejtim të BE që të mos hapin negociatat për anëtarësim me këtë qeveri të kryesuar nga Rama, ish-ministrja e Integrimit ka deklaruar se është pikërisht tani koha për ti hapur negociatat me BE.

Bregu theksoi se rekomandimet e BE-së janë prioritare për vendin.

“Integrimi në BE varet nga performanca jonë. Një monitorim më i madh gjatë negociatave, do kontrollonte më mirë qeverinë. Rekomandimet e BE janë prioritet për vendin tonë. Çelja e negociatave është domosdoshmëri për Shqipërinë.

Reforma në Drejtësi, mundësi për të shkuar në BE. Duhen forcuar kapacitetet e të gjithë aktorëve që do punojnë në këtë proces. Hapja e negociatave me BE, koha e duhur tani” theksoi Bregu.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button