Politika

Tritan Shehu, akuza Kumbaros: Kush i financon aktivitetet në Gjirokastër?

Kandidati i PD-së në këto zgjedhje, Tritan Shehu ka hedhur akuzua ndaj ministren e Kulturës, Mirela Kumbaro, njëherësh kandidate e PS, që sipas tij, po shfrytëzon postin për fushatën e saj.

Në një psotim në Facebook, kandidati i PD-së në Gjirokastër, Tritan Shehu poston një ftesë, që sipas tij Ministria e Kulturës do të zhvillojv panair në Libohovë, në kulmin e fushatës.

“Në kulmin e fushatës elektorale, datë 9-11 qershor, në zonën e saj elektorale, Libohovë, sipas një ftesë pa firmë e pa vulë, Ministria e Kulturës në bashkëpunim me Bashkinë ( e drejtuar nga PS-ja), organizojnë një “Festival Tradicional”- shkruan Shehu, duke pyetur se kush po e financon.

Sipas Shehut, në Qarkun e Gjirokastrës, gjate kësaj periudhe elektorale janë organizuar disa aktivitete të tilla “abuzive”.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button