Bota

Britani, 60 deputetë konservatorë thirrje për largim nga tregu i BE-së

60 deputetë konservatorë në Britani, mes të cilëve 7 ministra, i kanë bërë thirrje që Britania të dalë nga tregu i përbashkët europian dhe sistemi i përbashkët doganor kur braktisë BE-në.
Duke shkruar në gazetën “The Telegraph”, deputetja Suella Fernandes u shpreh se, “vetëm duke dalë nga BE-ja ne mund të bëhemi një pikë kyçe e tregtisë së lirë ndërkombëtare”.
Mes deputetëve që mbështesin qëndrimin e Fernandes janë Michael Gove, Iain Duncan Smith dhe Theresa Villier. Ndërkohë, konservatorë të vjetër po i bëjnë thirrje kryeministres May që të rrëzojë apelin për votimin e Brexit në Parlament.
Grupi prej 60 deputetësh dëshirojnë që Mbretëria e Bashkuar të tërhiqet si nga tregu i përbashkët i BE-së ashtu edhe nga sistemi doganor, që u lejon vendeve anëtare të tregtojnë produkte pa paguar tarifa dhe u imponon detyrime të përbashkëta për produktet që importohen nga jashtë bllokut.
Deputetja Fernandes deklaroi se vota e 23 qershorit pro Brexit ishte një “udhëzim për t’u bashkuar kundër prangave të BE-së dhe për të përqafuar të lirë pjesën tjetër të botës”.
“Sikurse u bë e qartë gjatë fushatës për referendumin, qëndrimi në tregun e brendshëm të BE-së, si Norvegjia, apo në sistemin doganor si Turqia, nuk është në përputhje me asnjë prej angazhimeve tona dhe do të cënojë vullnetin e elektoratit”, deklaroi Fernandes.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button