Politika

Berisha: Nuk ka negociata me pengjet e Ramës

Kryetari i grupit të Rithemelimit të Partisë Demokratike, Sali Berisha deklaroi sot se nuk do të ketë negociata me PD-në zyrtare të përfaqësuar nga kryetari në detyrë Enkelejd Alibeaj.

Në konferencë me gazetarët, Berisha tha se Brava dhe Alibasha janë dy pengje me të cilët nuk mund të ketë asnjë lloj negociate.

“Alibasha është një peng i Ramës dhe duhet ta ketë të qartë çdo njeri që me pengjet nuk negociohet kurrë. Po të jetë për të negociuar, logjika thotë se duhet negociuar me pengmarrësin, por kjo nuk do ndodhë kurrë ndonjëherë. Ata që mendojnë se me vulën e plaçkitur të Edi Ramës, mund të bëjnë pazar me ne, dëshmojnë turpin e tyre. Ndaj Brava dhe Alibasha janë dy pengje me të cilët nuk mund të ketë asnjë lloj negociate”, tha ai.

Po ashtu, Berisha tha se kjo do jetë pranvera e ndryshimit të madh.

“Zhvillimi më pozitiv i shoqërisë shqiptare këto ditë ka qenë starti entuziast, i fuqishëm i fushatës elektorale të PD-së. Ka qenë reagimi i fuqishëm i qytetarëve në mbarë vendin, ju e patë, Mallakastra dhe Lezha ishin në zenitin e besimit, në zenitin e reagimit, ndaj përpjekjeve primitive e të pashembullta në 32 vite të Edi Ramës për të fituar zgjedhjet me fasadë-veglat e tij. Mund të them se ekziston një klimë e jashtëzakonshme. Edi Rama sikur të mbledhë Bravat dhe Alibashët e Ballkanit, është absolutisht i pashpresë. Reagimi qytetar është i jashtëzakonshëm.  Me të gjitha aktet e tij, vjedhjet e panumërta, qëndrimet antidemokratike, lidhjet me krimin, me drogën, kupa u derdh me vendimin për të emëruar opozitën që dëshiron, Alibasha-Brava dhe me këtë start, sigurojmë shqiptarët se kjo do jetë pranvera e ndryshimit të madh”, tha Berisha.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button