Kosova

Lubjanë, ndalohet Ramush Haradinaj. Urdhër-arrest nga policia serbe

Policia e Sllovenisë ka ndaluar kreun e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, në bazë të një fletë-arresti të lëshuar nga Policia e Serbisë, në vitin 2006.

Siç ka konfirmuar zyra për informim e partisë së Haradinajt, ky i fundit ishte për një vizitë zyrtare në Berlin dhe po kthehej për në Kosovë, përmes Aeroportit të Lubjanës në Slloveni, ku edhe po mbahet i ndaluar.

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës e konsideron këtë veprim “një ndërhyrje me qëllime të njëjta dhe identike si të policisë serbe ndaj Ramush Haradinajt”.

AAK kërkon veprim të menjëhershëm për lejimin e Haradinajt në udhëtimin e tij drejt Prishtinës dhe e konsideron këtë ndalim “tendencë të qëllimshme ndaj personalitetit dhe gjithë asaj që përfaqëson Haradinaj”.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button