Kosova

Kusari-Lila: Pacolli si Trump, shquhet veç për pare

Kryetarja e komunës së Gjakovës, Mimoza Kusari-Lila, e ka krahasuar kryetarin e ish-partisë së saj, Behgjet Pacollin, me presidentin e sapo zgjedhur të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, duke thënë se që të dy nuk kanë asnjë vlerë tjetër pos asaj materiale.

“Ajo si çështje tani veç se është banalizuar nga zotëri Pacolli, në mënyrën se si e portretizon, e që nuk po largohet shumë nga karakteri i presidentit Donald Trump, pasi nuk ka asnjë vlerë në karakterizimin e tillë dhe çdo gjë e përcaktojnë me vlera materiale”, ka thënë Kusari- Lila në KTV.

Kusari-Lila, ish-nënkryetare e Aleancës Kosova e Re, ka thënë këtë krahasim e ka bërë për shkak të gjykimit të gruas në politikë.

Ajo ka shtuar se elementi financiar nuk ka qenë përcaktues në fitoren e saj, sepse Gjakova thotë të ketë pasur nevojë për ndryshime.

“Nuk ka qenë përcaktues elementi financiar, sepse sikur të ishte do të kishin fituar edhe kandidatët tjerë të AKR-së. Por, Gjakova ka pasur nevojë për ndryshime”, deklaroi ajo.

Kusari-Lila është shprehur se fuqizimi i grave në politikë është duke ndodhur.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button