Kosova

O’Connell: Veprimet e opozitës nuk janë demokratike

Ambasadori i Britanisë së Madhe, Ruairi O’Connell viti që lamë pas e cilësoi si sfidues për Kosovën, i përcjellë me vendime të vështira.

Ai në një intervistë për KosovaPress përdorimin e gazit lotsjellës në Kuvend e quajti të kotë dhe shqetësuese, kurse veprimet e opozitës, jo-demokratike.

Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Ruairi O’Connell, tha se problemet kyçe në Kosovë janë korrupsioni, krimi i organizuar, papunësia e zhvillimi ekonomik. Sipas tij, punë duhet të bëhet në këto problematika, e jo të humbet kohë në gjëra tjera të pavërteta.

Ai tha se e përkrahë mundësinë e qytetarëve për të dalë në protesta, por nuk arsyeton dhunën që shkatërron një shtet demokratik, të ri e të dalë pas konfliktit, siç është Kosova.

Zgjidhjen e krizës politike e sheh me dialog. Ambasadori britanik këshilloi udhëheqësit e Kosovës dhe partitë politike që të mbajnë përgjegjësi për veprimet e tyre dhe të tregojnë vepra në luftimin e korrupsionit.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button