Bota

Refugjatët, Austria: Vetëm Berlini mund të frenojë fluksin e emigrantëve

Për kancelarin austriak, Werner Faymann, është vet Berlini, ai që mund ta frenojë vrullin e emigrantëve drejt kontinentit të vjetër, duke vendosur një kufi mbi numrin e atyre që do të pranojë në tokën e tij.

Nëse Gjermania nuk e bën një gjë të tillë, – thotë Faymann, – atëherë njerëzit do të vazhdojnë të gjejnë mënyrat për të ardhur deri në Europë.

“Gjermania duhet ta përcaktojë qartë numrin e refugjatëve nga Siria dhe zonat përreth Turqisë, që është e gatshme të akomodojë. Po të ndiqte shembullin e Austrisë me vendosjen e një limiti, atëherë mund të merrte 400 mijë vetë. Por, për sa kohë ajo nuk e thotë qartë sa mund të pranojë, atëherë po ju them se çfarë do të ndodhë: refugjatët do të vazhdojnë të besojnë se do t’iu lejohet kalimi”, tha Werner Faymann, Kancelar i Austrisë.

Emigrantët që u largohen konflikteve dhe varfërisë në Lindjen e Mesme dhe Afrikë udhëtojnë nga Greqia, përmes disa shteteve ballkanike e në fund Austrisë, për të mbërritur Gjermaninë, destinacioni përfundimtar i shumicës dërrmuese të tyre.

Vjena në 2015-n pranoi 90 mijë kërkesa për azil, por muajin e kaluar vendosi mbylljen e kufijve dhe nuk lejon më, veçse 80 aplikime për azil në ditë. Maksimumi i të ardhurve që do të pranojë në 2016-n është vetëm 37.500, shumë më pak se vitin e kaluar.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button