Maqedonia

Shilegov: OBRM-PDUKM sillet dhunshëm ndaj Administratës gjyqësore

Sjelljet e dhunshme të OBRM-PDUKM-së ndaj Administratës gjyqësore është vetëm në mbrojtje të gjyqësorit të politizuar dhe interesave të shoqatës kriminale në krye të partisë, tha zëdhënësi i LSDM-së, Peter Shilegov në deklaratën e sotme për mediat.

‘Në vend të plotësimit të kërkesave legjitime të administratës gjyqësore, qeveria është duke u përpjekur për të ndëshkuar punonjësit duke ulur pagat për më shumë se 60 përqind. Nuk mudnet ndaj stafit të gjykatës të zbatojë ligjin vetëm kur bëhet fjalë për lidhjet e tyre, dhe nuk zbatohet kur bëhet fjalë për të drejtat e tyre. Ligji duhet të zbatohet plotësisht, jo në mënyrë selektive. Rritja e pagave në 35 përqind aplikohet vetëm për gjyqtarët dhe prokurorët, por jo edhe për administratën gjyqësore. Këtyre njerëzve nuk u janë ngritur pagat edhe pse normat e të punësuarve janë rritur për më shumë se 95 përqind’ tha Shilegov.

Sipas Shilegov, për shkak të selektivitetit të tillë dhe sjelljes së dhunshme ndaj personelit gjyqësor, gjyqtarëve dhe prokurorëve, i tërë sistemi gjyqësor në Maqedoni është në mundësitë më të ulëta, ka thënë Shilegov ndër të tjera.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button