Politika

PD, 4 emrat për garën e Tiranës. Përzgjedhja mes Dumës, Tabakut, Kosovës dhe Aliajt

Partia Demokratike do të vendosë për kandidaturën e kryetarit të Bashkisë së Tiranës mes katër emrave, të cilët kanë rezultuar më të mbështeturit pas disa sondazheve të zhvilluara nga selia blu.

emrat-e-PD-473x143Nga propozimet e 11 degëve të PD¬së në Tiranë u konstatuan 10 emra më të kuotuar. Pas sondazheve rezultoi se Grida Duma, Jorida Tabaku, Halim Kosova dhe Besnik Aliaj, kanë qenë kandidaturat më të preferuara prej votuesve në kryeqytet. Megjithatë, PD pritet të zhvillojë edhe një tjetër sondazh mes të katër emrave, për të pasur dhe një panoramë më të qartë se cili prej tyre ka më shumë mundësi për të fituar zgjedhjet në kryeqytet.

Emrat 

Besnik Aliaj u angazhua në Komitetin e Orientimit të Politikave në PD në vitin 2004, ku prezantoi projektin e legalizimit dhe urbanizimit të zonave informate, si dhe të procesit të kthimit dhe kompensimit të pronave. Madje, pas fitimit të zgjedhjeve parlamentare në vitin 2005, Aliaj në bashkëpunim me ekspertin argjentinas Hernando De Soto, propozoi dhe formulën e legalizimeve të ndërtimeve të paligjshme. Po ashtu, Aliaj u përfshi edhe në procesin e ndarjes së re administrative, ku dhe propozoi projektin për decentralizimin, të mbështetur edhe nga PD. Doktor Halim Kosova është një tjetër emër, që ka mbështetjen e anëtarëve të PD¬së për kandidat në Tiranë. Kosova është nga mjekët më të njohur, si dhe ish¬drejtor i maternitetit “Mbretëresha Geraldinë” në Tiranë. Halimi ka mbajtur postin e ministrit të Shëndetësisë në qeverinë Berisha. Nga PD Kosova konsiderohet si një kandidat i fortë për kryeqytetin, duke parë mbështetjen që ai ka në Tiranë. Grida Duma, ish¬zëvendësministrja e Integrimit, konsiderohet në PD si një nga figurat e reja që gëzon mbështetjen e madhe të anëtarësisë së PD¬së. Duma është shfaqur në media si një kundërshtare e fortë e maxhorancës. Ndërsa veç Tiranës, ajo është mbështetur për të kandiduar edhe për Bashkinë e Durrësit. Jorida Tabaku, ishnënkryetare e Bashkisë së Tiranës, është propozuar thuajse nga të gjitha degët e PD¬së së Tiranës.. PROPOZIMET

Degët e PD¬së dorëzuan brenda datës 15 mars kandidatët e propozuar nga anëtarësia për Bashkinë e Tiranës. Pavarësisht numrit të lartë të emrave, kanë qenë 10 emra më të kuotuarit, të cilët kaluan dhe nën sitën e sondazheve. Sekretari i Përgjithshëm i PD¬së Arben Ristani, Halim Kosova, Majlinda Bregu, Eduard Selami, Jorida Tabaku, Besnik Aliaj, Grida Duma, Eduard Halimi, Gert Bogdani, kanë qenë emrat më të propozuar nga degët. Pas sondazheve me anëtarët, por edhe me votuesit e Tiranës, rrethi i kandidatëve u ngushtua në katër emra, ku pritet dhe një testim i fundit për të arritur në një konkretizim të vendimit.

Kryetari i PD

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, është propozuar nga të gjitha degët e PD¬së për një rikandidim të tij në krye të Bashkisë së Tiranës. Por një javë më parë, Basha deklaroi se nuk do të rikandidonte për Bashkinë e kryeqytetit. Pas një mbledhjeje me kryesinë e vogël, Basha ka bërë të ditur moskandidimin, duke u lënë rrugë të lirë emrave të tjerë. Në lidhje me këtë vendim Basha është shprehur se i qëndron mendimit se Tirana duhet të ketë një kryebashkiak me kohë të plotë dhe se ai do të kryesojë fushatën elektorale për të arritur një fitore të PD¬së në të gjitha bashkitë. Madje, ai tha se dhe katër vite më parë i sugjeroi kryetarit të PS¬së, Edi Rama, të mos rikandidonte. VENDIMI Burimet thanë se diskutimi për kandidatin e Tiranës do të nisë pas përfundimit të bisedimeve me aleatët e PDsë. Palët kanë rënë dakord që negociatat të përfundojnë deri në datën 6 prill, ku me çdo forcë politike do të firmoset një marrëveshje bashkëpunimi. Pas kësaj, PD do të mbledhë strukturat për të vendosur përzgjedhjen e emrave që janë propozuar nga degët e PD¬së për të 61 bashkitë.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button