Bota

Qeveria afgane: Mullah Omar ka vdekur

Lideri i talibanëve në Afganistan, Mullah Mohammed Omar është ka vdekur. Lajmi bëhet i ditur nga zyrtarët afganë, por grupi militant nuk ka komentuar ende. Lideri supozohet të ketë vdekur tri vite më parë, kanë thënë burime të qeverisë së Afganistanit dhe shërbimet e inteligjencës. Por nuk jepen detaje të tjera.
Një zëdhënës i talibanëve, i kontaktuar nga BBC ka thënë se grupi do të dalë me një deklaratë shumë shpejt. Edhe në të shkuarën ka pasur raportime për vdekjen e Mullah Omarit. Megjithatë, kjo është hera e parë që konfirmohet nga qeveria afgane. Mullah Omar drejtoi talibanët në fitoren ndaj milicisë afganë gjatë luftës civile që erdhi me tërheqjen e trupave ruse.
Aleanca e tij me liderin e Al Kaedës, Osama Bin Laden, solli sulmin amerikan në Afganistan në vitin 2001, pas sulmeve të 11 shtatorit. Prej atëherë Omar ishte fshehur, dhe departamenti amerikan i shtetit kishte ofruar 10 milionë dollarë për kokën e tij. Për vite me radhë talibanët kanë dhënë mesazhe të ndryshme, që mendohej se ishin nga lideri në arrati.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button