Politika

Noka: Droga, biznes qeveritar

Në cilësinë e nënkryetarit të Komisionit të Sigurisë në Kuvend, Flamur Noka i ka dorëzuar një letër kryeministri Edi Rama ku ngre shqetësimin e opozitës për shtimin e sipërfaqeve të mbjella më hashash në vendin tonë.

Në letër Noka kërkon nisjen menjëherë të monitorimit nga ajri të vendit dhe bërjen publike të të dhënave, por thotë që nuk ka marrë asnjë përgjigjie nga kryeministri apo Ministria e Brendshme dhe për këtë ai ka vetëm një shpjegim.

“Nuk ka përgjigjie sepse droga është biznes qeveritar. Kanabisi ka pushtuar vendin dhe rrënjët i ka në zyrën e Tahirit dhe Edi Ramës. Ky biznes drejtohet nga Rama dhe Tahiri, të gjitha faktet dhe sipërfaqja e mbjellë e tregon këtë”, u shpreh Noka.

Deputeti demokrat thotë se opozita ka informacione se është pesëfishuar mbjellja e drogës, madje janë hapur edhe ara të reja.

“Ja pse Shqipëria u rendit prodhuesi i parë i drogës në raportin e Bashkimit Europian dhe dhe Departamentit të Shtetit”, u shpreh Noka.

Sipas tij droga mbillet nën hundën e policisë dhe këtu ndau disa qarqe.

“Shkëlqejnë në këtë angazhim drejtuesit e Durrësit, Vlorës dhe Gjirokastrës. Edi Rama nxjerr në ekran ndonjë bimë tek-tuk për të mashtruar shqiptarët, por bandat u japin qeveritarëve 30 përqind parapagim në këmbim të mbjelljes dhe rritjes së drogës”, shtoi ai.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button