Politika

PD ankimon në Gjykatën Kushtetuese ligjin për “Vetting”-un

Partia Demokratike ka dorëzuar për ankimim në Gjykatën Kushtetuese ligjin për “Vetting”-un.

Deputeti Oerd Bylykbashi tha se, “Rama kërkon që kontrollin e gjykatësve e prokurorëve ta bëjë Partia Socialiste me njerëzit e saj”.

“Ligji “Vetting”-ut i miratuar në Kuvend është në kundërshtim të plotë me Kushtetutën. Jemi dakord që të luftohet korrupsioni duke ndryshuar Kushtetutën e jo duke e shkelur atë. Me ligjin e “Vetting”-ut të miratuar cënohet parimi i ndarjes së pushteteve”, shtoi Bylykbashi.

Opozita e sheh këtë institucion si mundësinë e fundit për të rrëzuar një ligj, që sipas Partisë Demokratike i jep qeverisë kontrollin politik mbi organet që do të vendosin për pastërtinë e gjyqtarëve dhe prokurorëve.

Ndërkombëtarët, mbështetësit dhe sponsorizuesit e ligjit të “vetting”-ut dhe reformës në tërësi kanë apeluar për zbatimin sa më të shpejtë të saj. Ata janë deklaruar kundër ankimimit në gjykatë, pasi veç të tjerash, kjo do të vështirësoje edhe vendimmarrjen e fundtetorit në lidhje me hapjen e negociatave të anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button