Bota

Një tërmet 7,7 ballë Rihter trondit Afganistanin, Indinë dhe Pakistanin

Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 7,7 ballë të shkallës Rihter goditi sot veriun e Afganistanit, ndërkohë që u ndje në një shkallë të konsiderueshme edhe në Islamabad dhe Nju Delhi, njoftoi shërbimi sizmik amerikan.

”Tërmeti goditi Afganistanin në orën 09:09 GMT. Magnituda e tij ishte 7,7 ballë Rihter dhe epiqendra ishte 250 kilometra në verilindje të Kabulit”, njoftoi USGS-ja.

”Dridhjet e tij u ndjenë edhe në Nju Delhi duke detyruar banorët të largoheshin nga ndërtesat, ndërkohë që autoritetet mbyllën shërbimin nëntokësor të trenave”, njoftoi ”Times of India”.

Tërmeti tronditi ndërtesat edhe në Islamabad. Nuk ka ende njoftime për viktima apo dëme materiale.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button