roze

Krishtlindje “hot” me Rita Orën dhe “ëngjëjt”

Edhe yjet e botës së muzikës e modës po festojnë Krishtlindjen dhe nuk kanë vonuar të publikojnë në profilet e tyre në rrjetet sociale fotot, mes të cilave nuk mungojnë ato “hot”.

1419516867rita-krishtlindjeKështu, Rita Ora vendosi të bëjë festën pak më pikante, duke postuar në instagram një foto vetëm me të brendshme dhe një kapuç të kuq Krishtlindjesh.

Këngëtarja 24-vjeçare e identifikon veten si “zonja Klaus”, versioni femëror i plakut të Krishtlindjeve, Santa Klaus. Gjithashtu, Rita ka postuar edhe një foto të pemës në shtëpinë e saj.

Ndërkohë, ëngjëlli i “Victoria’s Secret”, Adriana Lima tregoi shpirtin e saj “mistrec” me një kapuç Krishtlindjesh. Gjithashtu, modelja 33-vjeçare postoi edhe një foto të vajzave të saj me basketbollistin serb Marko Jariç, Valentina dhe Sienna, 5 dhe 2 vjeç.

Ndërkohë, me diçiturën “Duke pritur Krishtlindjen”, Kim Kardashian postoi një foto të vjetër ku ajo dhe motrat e saj janë në moshë fare të vogël, të veshura me blu.

Ëngjëlli tjetër i “Victoria’s Secret”, Alessandra Ambrosio postoi një foto ku pozonte e rrethuar nga Santat, si dhe një foto teksa puthej me partnerin e saj, Jamie Mazur.

Nuk mund të mungonte Sofia Vergara, e cila postoi një foto e veshur në të kuqe bashkë me familjen e saj dhe partnerin Joe Manganiello.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button