Politika

PD: Qytetarët në mjerim, Rama sheh NBA

Partia Demokratike akuzoi kryeministrin Edi Rama se po tallet me shqiptarët në mjerim, duke iu referuar këtu disa pamjeve që tregojnë kreun e qeverisë duke ndjekur një ndeshje baskebolli në Shtetet e Bashkuara.

“Edi Rama ka nisur të frekuentojë ndeshje baskebolli në kampionatin më të shtrenjtë të botës, atë të NBA. Sot shqiptarët morën vesh që gëzimi i Ramës ishte një ndeshje baskebolli në Majemi në vijën e parë, aty ku bileta është miliona lekë”, deklaroi Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Arben Ristani.

Ristani e quajti të pacipë kryeministrin Rama.

“Ky është realiteti! Një popull në mjerim dhe një kryeministër që jeton si sheik në vend”, tha ai.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button