Kosova

Avokati i famshëm amerikan akuzon Gjykatën Speciale për thyerje te rregullave

Avokati i famshëm amerikan Luka Misetic që mbrojti gjeneralin kroat Ante Gotovina, akuzon sot gjykatën Speciale të Hagës për thyerje të rregullave, në momentin kur publikuan njoftimin për media se ndaj presidentit të Kosovës, Hashim Thaçit, janë ngritur aktakuza.

Avokati Misetic tha se presidenti aktualisht nuk është i paditur dhe Gjykata Speciale nuk e ka konfirmuar këtë padi për më shumë se dy muaj.

Gjithashtu, prokurori bëri shkelje të të drejtave të Thaçit duke shkelur konfidencialitetin që kërkohet në bazë të rregullave juridike, në prag të vizitës së tij me presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump.

Sipas avokatit Misetic kjo ngre dyshime për përfshirje të politikës në këtë çështje.

“Hashim Thaçi nuk është i paditur, e as nuk është  konfirmuar padia nga Gjykata për më shumë se dy muaj. Prokurori shkeli të drejtat e Thaçit duke shkelur konfidencialitetin e kërkuar me rregulla juridike, pak para takimit të tij me Trumpin. Kjo gjë ngre dyshime për përfshirje të politikës në këtë çështje”, shkruan Misetic.

Zyra e Prokurorit të Specializuar (ZPS) ka dorëzuar një aktakuzë në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DHSK), ku ngritën akuza ndaj presidentit Thaçi, dhe kreut të Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veselit. Thaçi dhe Veseli akuzohen se kanë kryer krime kundër njerëzimit, krime lufte dhe përfshirje në rreth 100 vrasje.

Edhe pse kjo aktakuzë u dorëzua nga ZPS për DHSK me 24 prill, njoftimi u publikua sot, vetëm 3 ditë para takimit në Uashington në mes delegacionit të Kosovë dhe Serbisë, ku edhe pritej të nënshkruhej një marrëveshje ekonomike në mes tyre.

E pak kohë pas këtij njoftimi, emisari i posaçëm i presidentit Trump, Richard Grenell, ka njoftuar se Thaçi, ka njoftuar se ka anuluar udhëtimin drejt Uashingtonit.

“Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, pas njoftimit të bërë publik nga Zyra e Prokurorit të Specializuar lidhur me inicimin e ngritjes së aktakuzës, ka ndërprerë udhëtimin zyrtar drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ku ishte ftuar të merrte pjesë në kudër të procesit të dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Lidhur me anulimin e vizitës zyrtare në SHBA, Zyra e Presidentit të Republikës së Kosovës tashmë e ka informuar edhe Shtëpinë e Bardhë”, shkruan Grenell.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button