Politika

Tre krerët e vendit jashtë shtetit nê të njëjtën kohë

Kryeministri i vendit, Edi Rama është nisur për një vizitë tre ditore në Kinë, nga e cila pritet të kthehet të enjten. Kreu i Kuvendit, Ilir Meta është nisur për një vizitë zyrtare në Itali, vizitë për të cilën nuk ka njoftim zyrtar, por është e konfirmuar nga stafi i ngushtë i tij.

Kreu i shtetit, Bujar Nishani do të jetë nesër në Kroaci për një vizitë zyrtare, e konfirmuar kjo zyrtarisht përmes një njoftimi për shtyp të Presidencës.

Në këto kushte, Protokolli i Shtetit nuk është treguar serioz, duke lejuar të shkelet Ceremoniali zyrtar, dhe tre krerët më të lartë të shtetit të jenë njëkohësisht jashtë vendit.

Në kapitullin e katërt të ceremonialit zyrtar, pikërisht në pikën 1.11, thuhet:

“Protokolli i Shtetit vihet në dijeni paraprakisht për çdo lëvizje të tre personaliteteve kryesore jashtë shtetit. Vizitat koordinohen në mënyrë që të mos jenë të tre njëkohësisht jashtë vendit në të njëjtën kohë”.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button