Politika

Basha në Fushë Krujë: Qytetarët në mëshirë të fatit

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha vizitoi sot zonën e përmbytur në Fushë- Krujë.

Sipas njoftimit të shpërndarë nga zyra e shtypit të Partisë Demokratike, kryetari Basha është njohur me situatën dhe ka theksuar se bëhet fjalë për qindra familje nga këtu e deri në Fushë-Krujë.

Basha tha se ishte aty edhe për tu bërë thirrje të mbrojnë jetët e tyre në radhë të parë dhe për të parë sesi mund t’i ndihmojmë. “Asnjë nga bashkia dhe qeveria nuk është i pranishëm. Sigurisht Tur Bushi ka hallin e hashashit, Ed Rama ka hallin e pikturave. Hallin e njerëzve këtu nuk e qan askush”, ka deklaruar Basha.

Ai u bëri thirrje autoriteteve të lënë propagandën, dhe t’u vijnë në ndihmë njerëzve, pasi sipas tij, nuk kanë ku të fusin kokën. Kreu i opozitës vizitoi dhe disa biznese në këtë zonë ku përmbytjet u kanë shkaktuar dëme të konsiderueshme.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button