Politika

Kriza/ Pas Metës, Rama do të takojë Idrizin

Kryeministri Edi Rama takoi mëngjesin e kësaj të mërkure kreun e Kuvendit, Ilir Meta në zyrën e këtij të fundit. Ende nuk dihet se çfarë është diskutuar, por takimi zhvillohet në klimë të acaruar, ku Meta është deklaruar për qeveri besimi, ndërsa Rama është shprehur kategorik se nuk ka qeveri teknike apo besimi.

Pas Metës, Rama pritet të takojë edhe aleatin tjetër të koalicionit, Shpëtim Idrizin e PDIU-së. Idrizi, gjithashtu është rreshtuar në krah të Metës, pra është pro qeverisë teknike.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button