Bota

Donald Trump, presidenti i 45-të i SHBA

Miliarderi i pasurive të patundshme Donald Trump bëri betimin si presidenti i 45-të i Shteteve të Bashkuara.

Nën qiellin me re të Uashingtonit, 70-vjeçari Trump u betua mbi Biblën, ashtu si shumë presidentë përpara tij, në bazë të një tradite të vjetër amerikane.

Ai deklaroi: “Betohem solemnisht se do të ekzekutoj me besnikëri detyrën e Presidentit të Shteteve të Bashkuara dhe do të bëj ç’është e mundur për të ruajtur dhe mbrojtur Kushtetutën e Shteteve të Bashkuara. Pra, më ndihmo o Zot.”

Qindra mijëra njerëz, shumë prej tyre të joshur nga premtimi i zotit Trump për ta “bërë Amerikën përsëri madhështore,” u mblodhën në Uashington për të përjetuar inaugurimin që u zhvillua në shkallët e Kapitolit.

Inaugurimi i zotit Trump, pas një fushate të zhurmshme zgjedhore, sinjalizoi transferimin paqësor të pushtetit, ndërkohë që presidenti Barack Obama largohej nga detyra, pas dy mandateve në Shtëpinë e Bardhë.

Republikani Trump e bëri betimin përpara kreut të Gjykatës së Lartë John Roberts, me dorën në dy Bibla, njëra e përdorur nga një president i shekullit të 19, Abraham Lincolni, udhëheqës amerikan gjatë Luftës Civile të vendit. Pak para tij betimin e bëri, ish guvernatori i Indianës Mike Pence si presidenti i ri, i cili i zë vendin zotit Joe Biden.

Disa minuta më vonë, Presidenti i ri Trump mbajti fjalimin e inaugurimit.

Në fjalim, ashtu si në fushatën presidenciale, zoti Trump premtoi të sjellë një frymë të re në Uashington.

“Për një kohë të gjatë, një grup i vogël në kryeqytetin e vendit tonë ka përfituar nga privilegjet e qeverisë, ndërsa qytetarët kanë bartur mbi supe kosto. Establisjmeni ka mbrojtur veten e tij, por qytetarët e vendit tonë. E gjithë kjo ndryshon, duke filluar këtu dhe tani.”

Zoti Trump tha se 20 janari 2017 do të mbahet mend si dita kur populli u bë përsëri zot i Shteteve të Bashkuara.

Lidhur me politikën e jashtme, zoti Trump tha se do të nxjerrë një urdhër të ri që do të dëgjohet në çdo kryeqytet të huaj dhe në çdo qendër pushteti: Amerika e para.

Në përfundim, zoti Trump iu kthye motos, e cila e bëri atë të fitojë presidencën:

“Ne do ta bëjmë Amerikën përsëri të fortë; ne do ta bëjmë Amerikën përsëri të pasur; ne do ta bëjmë Amerikën përsëri krenare; ne do të bëjmë Amerikën përsëri të sigurtë! Po. Së bashku, do ta bëjmë Amerikën përsëri të madhe. Faleminderit! Zoti ju bekoftë! Zoti e bekoftë Amerikën!!”

Presidenti Trump falënderoi paraardhësin e tij, ish presidentin Barack Obama dhe ish-zonjën e parë Michelle Obama, për ndihmën e tyre në procesin e transferimit të pushtetit, të cilin ai e quajti “madhështor”.

Presidenti i ri e filloi ditën duke marrë pjesë në një ceremoni tradicionale në Kishën e Shën Gjonit pranë Shtëpisë së Bardhë, i shoqëruar nga gruaja e tij Melania, zëvendës presidenti i ri, Mike Pence, gruaja e tij Karen, dhe familjet e tyre.

Zoti dhe zonja Trump pastaj u drejtuan për në Sheshin Lafayette pranë Shtëpisë së Bardhë për një çaj së bashku me zotin Obama dhe zonjën e parë Michelle Obama. Më pas, të gjithë së bashku shkuan me makinanë Kapitol për ceremoninë e inaugurimit.

Presidenti i ri Trump nënnshkroi dekretet e para si president dhe mori pjesë në drekën tradicionale në Kapitol.

Ceremoniali i inaugurimit kaloi pastaj në paradën e madhe përgjatë bulevardit Pensilvania të Uashingtonit, ku ishin mbledhur mijëra njerëz.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button