Politika

Basha: Të enjten në protestë për të ndalur miratimin e buxhetit të katastrofës

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha iu bëri thirrje qytetarëve që t’i bashkohen opozitës në protestën që do të mbajë në datën 17 dhjetor para Parlamentit, ku do të zhvillohet seanca plenare e radhës për miratimin në tërësi të buxhetit për vitin 2016 dhe paketës fiskale që shoqëron atë.

Në një deklaratë për mediat nga selia blu, pas një takimi mes deputetëve demokratë dhe drejtuesve të degëve të Tiranës, Basha tha se PD do të kundërshtojë me çdo forcë miratimin e këtij buxheti, që sipas tij, nga njëra anë shton varfërinë për qytetarin e nga ana tjetër e rrit parajsën për Edi Ramën, ministrat e tij dhe forcën politike me të cilën bashkëqeveris, LSI.

“Do të përpiqemi ta ndalojmë me çdo kusht brenda Parlamentit përmes deputetëve, e jashtë tij me qytetarët, buxhetin e katastrofës”, deklaroi Basha. Protestat e demokratëve, vijoi kreu i selisë blu, Basha, nuk do të ndalen deri me rrëzimin e qeverisë Rama dhe krijimin e një qeverie teknike që garanton zgjedhje të lira e të ndershme.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button