Politika

Edi Rama zgjedh të mbathë atlete si VIP-at botërorë, Fidel Ylli “kokë e këmbë” me të kuqe

Kryeministri, Edi Rama, ka qenë dje në një takim më fermerët e Skraparit, ku përtej çdo diskutimi me ta dhe dëgjesës për shqetësimet e banorëve, kreu i Qeverisë dalloi edhe për veshjen sportive që e karakterizon herë pas here.

I veshur sportiv, si rrallë herë me atlete të firmës së famshme të këngëtarit Kanye West “Yeezy Boots”, me xhup me ngjyra ushtarake, Rama ka dëgjuar dhe ka parë nga afër banorët e Skraparit. Por jo mbrapa për sportivitetin e tij mbetej edhe deputeti i majtë, Fidel Ylli, i cili koshte zgjedhur që për fundjavë të vishej me ngjyrë të kuqe.

“Me fermerët e bashkisë së re të Skraparit për të vijuar bashkëbisedimin për fshatin, për punët e bëra për herë të parë pas 25 vjetësh braktisje si edhe për punën e madhe që mbetet ende për tu bërë në kthesën e marrë tanimë, për të kaluar nga bujqësia e lëmoshës dhe mbijetesës, në bujqësinë e investimeve dhe të zhvillimit të qëndrueshëm”, ka shkruar Rama në Facebook, në fotogalerinë e bërë dje me fermerët e Skraparit.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button