Politika

OSBE: Shqipëria nuk e ka luksin të vonojë drejtësinë

OSBE ka prezantuar sot raportin “Monitorimi i Gjykimeve Administrative në 2015, në gjykatat administrative të shkallës së parë dhe në Gjykatën Administrative të Apelit”.

Zëvendëskryetari i Prezencës Robert Wilton, u shpreh se kjo veprimtari shënon kulmin e përfshirjes së Prezencës së OSBE-së në fushën e drejtësisë administrative.

“Kur u ngrit sistemi i gjykatave administrative, në nëntor 2013, qytetarët kishin pritshmëri të larta nga drejtësia, mes tyre, gjykime të drejta dhe pa vonesa. Prezenca, duke nderuar angazhimin afatgjatë të Shteteve pjesëmarrëse të OSBE-së për të garantuar shqyrtim gjyqësor të efektshëm të vendimeve administrative, filloi projektin e monitorimit të drejtësisë administrative në Shqipëri, për të identifikuar mangësitë dhe mënyrat për t’i plotësuar ato”, tha Wilton.

Sipas tij, “monitorimi i Prezencës synonte të vlerësonte nëse sistemi i ri i gjykatave administrative funksionon në përputhje me standardin ndërkombëtar për gjykim të drejtë dhe me ligjin për Gjykatat Administrative”.

Shqipëria nuk e ka luksin që të vazhdojë të vonojë drejtësinë. Gjykatave iu duhen akorduar burimet e nevojshme që të përmbushin detyrat në mënyrë efikase, që rikthen besimin dhe pritshmërinë e qytetarëve tek institucionet”, tha Wilton.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button