Kosova

Shoqata nga Klina kërkon nga Gjykata Speciale të hetojë edhe krimet serbe në Kosovë

Shoqata “Familja dhe Shpresa” nga Komuna e Klinës, ka mbledhur 166 nënshkrime të qytetarëve të kësaj komune, përmes së cilave kërkohet ndryshimi i Ligjit për Gjykatës Speciale duke kërkuar që kjo gjykatë të mund të hetojë edhe krimet serbe të luftës në Kosovë.

Kjo shoqatë i ka bërë thirrje publike dy deputeteve të kuvendit të Kosovës Shqipe Pantina (VV) dhe Mirjeta Kalludra (LDK), që vijnë nga kjo komunë, që t`i bashkohen kësaj nisme.

“Ju ftojmë që t’iu bashkëngjiteni 166 qytetarëve të Klinës (86 familjarëve të viktimave të Masakrës së Kralanit dhe familjarëve të viktimave të tjera të luftës së komunës sonë të vrarë nga ushtria dhe policët serbë gjatë luftës 1998-1999), dhe të nënshkruani kërkesën për plotësimin e këtij ligji në mënyrë që kjo gjykatë të mund të hetojë krimet serbe të luftës në Klinë dhe të gjitha komunat e tjera nëpër Kosovë dhe gjykojë edhe përgjegjësit dhe ekzekutuesit e më të dashurave tanë”, thuhet në letrën e nënshkruar nga Zana Bytyqi, përfaqësuese e shoqatës “Familja dhe Shpresa”.

Në letër thuhet se me një kërkesë të tillë zonja Bytyqi i është drejtuar me 13 nëntor të gjithë deputeteve të Kosovës, kurse me 21 nëntor edhe kryetarëve të të gjitha partive politike shqiptare, kurse e njëjta do t`i drejtorhet edhe kryeparlamentarit.

Në këtë njoftim thuhet se kërkesa e tyre e dytë është dhe ndalja e dialogut me Serbinë deri në plotësimin e kushteve.

“Zonjat deputete nga Klina, Pantina dhe Kalludra, po deshët të mësoni për këto kushte ejani lexojeni dhe nënshkruajeni këtë kërkesë (aty para dyerve të parlamentit të Kosovës), siç e kanë nënshkruar bashkëqytetarët tuaj nga Klina të cilëve ua keni marrë dhe turpëruar votën e tyre tash e plot 2 vite”, thuhet në njoftimin e Shoqatës “Familja dhe Shpresa”.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button