Kosova

Kosova e 75-ta për të Bërë Biznes

Doing_busneseKosova është ngritur në raportin e Bankës Botërore për të “Bërë Biznese 2015” në vendin e 75. Ketë e ka konfirmuar ish-ministri i Tregtisë dhe Industrisë Bernard Nikaj në facebook.

“Kosova ngritët në vendin e 75 në raportin e Bankës Botërore për të Bërë Biznes. Kjo shënon një ngritje prej 51 vende që nga viti 2012 kur Kosova ishte në vendin 126, ndërsa një ngritje prej 11 vendesh nga viti 2014 kur ishim në vendin e 86 (pa rishikim të fundit)”, shkruan Nikaj.

Sipas tij, edhe më e rëndësishme, në indikatorin e Fillimit të Biznesit, Kosova është ngritur për 58 vende (nga 100 në 2014 në 42 në 2015), shkruan Telegrafi.

I menjëhershëm ka qenë përgëzimi për punën që ka bërë Nikaj në MTI nga ministri aktual i Tregtisë dhe Industrisë Ismet Mulaj. “Ministër Bernard Nikaj, ne emër të MTI-së një falënderim të madh për punën e shkëlqyer që keni bërë në reformat që keni ndërmarrë. Edhe ky raport sikur edhe raporti i KE, na bënë neve krenar që punuam me Ju. Shëndet dhe ju presim në sfidat e radhës!”, ka shkruar ministri Mulaj.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button