Bota

De Maiziere: BE duhet të ngrejë një qendër pritjeje refugjatësh në Turqi

Bashkimi Europian duhet të krijojë një kamp refugjatësh në Turqi, ku të mund të procesohen kërkesat e tyre për emigracion, ka thënë gjatë kësaj të premteje ministri i Brendshëm gjerman.

Në një intervistë për “Euronews”, Thomas de Maiziere propozoi këtë nismë, për të lehtësuar disi gjendjen e vështirë të refugjatëve, por edhe për të adresuar krizën ndërkufitare me të cilën përballen vendet jugore të BE-së.

“Ndoshta mund të duhet të përdoren fondet e Europës për të ngritur një kamp të madh refugjatësh, për të vendosur që nga atje se cili prej tyre mund të vijë në Europë. Besoj se kampi duhet të krijohet në Turqi”, tha De Maiziere.

Deri më tani gjatë këtij viti, sipas OKB-së kanë humbur jetën 2400 vetë në përpjekje për të mbërritur Europën përmes Mesdheut. Më shumë se 100 mijë të tjerë kanë mundur të shkelin tokën italiane, ndërsa 160 mijë llogariten të kenë kaluar nëpër Greqi.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button