Politika

Hafizi: Versioni i Dodës i ndryshëm nga i yni

Deputetja socialiste, Mimoza Hafizi, nismëtare e kërkesës për ndryshime kushtetuese ka reaguar pas akuzave të deputetes së PDIU, Mesila Doda që e akuzonte për plagjaturë.

Ja reagimi i Hafizit:

Jam njohur me opinionin e PDIU për ndryshime kushtetuese dorëzuar pranë Komisionit të Reformës për Drejtësi. Por një opinion nuk mund të quhet nismë për ndryshime kushtetuese. Ai opinion nuk do të ketë anjëherë vijim në procedura, nëse nuk merr formën e një projektligji dhe nëse nuk kërkohet mbështetja e deputetëve të tjerë të parlamentit.

Prandaj kam komunikuar me deputetë të kësaj force politike, me shpresë që të bashkojmë firmat dhe votat për të realizuar bashkërisht kërkesën për zgjedhjen e presidentit nga populli. Versioni i tyre ishte i ndryshëm nga ai çfarë ne propozojmë, sepse kërkohej që t’i drejtohemi popullit atëhere kur parlamenti nuk realizon votimin me 3/5. Por mendoj se kjo nuk është pengesë themelore.

Besoj se jo vetëm me grupin e PDIU, por me të gjitha grupet parlamentare do konvergjohet për të shkuar në atë çfarë është shumë e rëndësishme për demokracinë sot: zgjedhjen e Presidentit të Republikës nga populli.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button