Politika

Meta: Kemi qenë të ndershëm me PS, të reflektohen problemet me zgjedhjet

Këtë fundjavë Lëvizja Socialiste për Integrim mblodhi Konventën Kombëtare Zgjedhore nga e cila do të dalin organet e reja drejtuese të saj, që mbërrijnë pas zhvillimit të zgjedhjeve për kryetar.

Kreu i LSI-së Meta u shpreh i sigurt se LSI është forca që mban të ndezur flakën e optimizmit dhe sheh nga e ardhmja, ndërsa në raport me aleatët, theksoi që është treguar i ndershëm, por, në këtë drejtim duhet bërë më shumë, siç tha ai, prandaj nuk duhet të ketë vetëkënaqësi.

“I kemi qëndruar besnikërisht koalicionit me PS, kemi qenë të ndershëm, të hapur dhe konsensualë, kemi pasur si busull interesat dhe detyrimet e qytetarëve me orientim europian. Duhet të ketë më shumë përpjeke që të dëgjojmë njeri-tjetrin, të respektojmë njeri-tjetrin, pasi aktet dhe politikat e panevojshme prodhojmë konflikte. Koalicioni ynë ka ende energji të pashfrytëzuar, janë shënuar mjaft arritje për në asnjë rast nuk ka vend për vetëkënaqësi”,- tha Meta.

Më tej, ai tha se duhen reflektuar përmes reformës zgjedhore, mangësitë serioze të zgjedhjeve të kaluara.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button