Kosova

FMN aprovon rishikimin e parë të marrëveshjes Stand-By me Kosovën

Fondi Monetar Ndërkombëtar ka aprovuar rishikimin e parë të marrëveshjes Stand-By me Kosovën, bën të ditur Ministria kosovare e Financave në njoftimin e sapodërguar.

“Bordi i Drejtorëve të Fondit Monetar Ndërkombëtar, në mbledhjen e mbajtur më 15 janar 2016, ka vlerësuar lart progresin e qeverisë së Kosovës në forcimin e pozitës fiskale dhe financiare të vendit, si dhe në implementimin e reformave për rritje të qëndrueshme ekonomike. Është vlerësuar lart përfromanca e të hyrave, menaxhimi i mirë i shpenzimeve, rritja e bilancit fiskal, si dhe përformanca e sektorit financiar”, thekson deklarata e dërguar nga Ministria e Financave.

Gjithashtu, vijohet më tej, është konstatuar se qeveria me sukses i ka përmbushur të gjitha detyrimet që dalin nga marrëveshja, përfshirë targetet në të hyra dhe shpenzime buxhetore dhe bilancin bankar, kriteret strukturore dhe veprimet paraprake.

“Si rrjedhojë, në ditët në vijim, qeveria e Kosovës pret që FMN të bëjë disbursimin e transhit të dytë të financimit prej rreth 35 milionë euro. Ashtu si deri më tani, Ministria e Financave dhe qeveria e Kosovës do të vazhdojnë me zbatimin e reformave të parapara me dokumentet strategjike të qeverisë, si parakusht për një rritje më të shpejtë të ekonomisë, duke intensifikuar bashkëpunimin me FMN dhe institucionet e tjera relevante që përkrahin qeverinë e Kosovës në axhendën e saj zhvillimore”, thekson deklarata.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button