Politika

Rinis seanca plenare e Kuvendit për miratimin e reformës në drejtësi

Kuvendi i Shqipërisë pritet të votojë unanimisht paketën e ndryshimeve kushtetuese për reformën në drejtësi. Pas një ndërprerjeje prej 9 orësh seanca plenare rinisi rreth orës 23 e 25 minuta.

Paketa pritej të votohej paraditen e sotme në nisje të seancës, por zhvillimet e papritura, në orët e vona të mbrëmjes të së mërkurës, e futën sërish në ngërc procesin, dhe vetëm pas rreth 7 orësh negociatash mes palëve, ku të pranishëm ishin edhe ambasadori i SHBA-së, Donald Lu dhe ambasadorja e BE-së, Romana Vlahutin, palët arritën konsensusin, që i hapi rrugë draftit të mbërrijë në seancë plenare.

Arritja e dakordësisë mes palëve u përshendet nga Kryeparlamentari, Ilir Meta dhe Kryeministri Edi Rama. Ndërsa Partia Demokratike, përmes ish kryeministrit Sali Berisa deklaroi se PD arriti objektivat e saj për moskapjen politike të drejtësisë.13754534_10206951800262564_6369916900139403205_n

Në këtë seancë është i pranishëm edhe kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha.

Në seancë janë të pranishëm edhe përfaqësues të trupit diplomatik të akredituar në vendin tonë.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button