Kosova

BIK-u, faktorit ndërkombëtar: Mos bëni sehir por ndaleni vrasjet në Aleppo

Kryesia e BIK ka apeluar të gjithë faktorët relevant ndërkombëtarë, te të gjitha ata që kanë çfarëdo mundësie të mos bëjnë sehir dhe të mos rrinë duarkryq, por të angazhon seriozisht me të gjitha mekanizmat që kanë në dispozicion që sa më parë të ndalën mizoritë, vrasjet e shkatërrimet në Aleppo.

BIK nëpërmjet një komunikate thotë se me shqetësim po përcjell ngjarjet me të cilat po përballet popullata e Aleppo në Siri, ku në emër të çlirimit të qytetit, vriten, dhunohen, masakrohen e terrorizohen popullata civile përfshirë gra, pleq e fëmijë ndaj të cilëve po zhvillohet një ofensive shfaruese.

“Popullata e Aleppo po këto ditë po përjeton një ferr të paparë, i cili po ndodh e po realizohet para syve të botës demokratike. Jemi të habitur me indiferencën dhe apatinë e faktorëve relevant ndërkombëtar. Në Aleppo po sfidohen vlerat humane, etike e njerëzore, atje po atakohen e shkatërrohen vlerat kulturore, historike e qytetëruese. Apelojmë të gjithë faktorët relevant ndërkombëtarë, te të gjitha ata që kanë çfarëdo mundësie të mos bëjnë sehir dhe të mos rrinë duarkryq, por të angazhon seriozisht me të gjitha mekanizmat që kanë në dispozicion që sa më parë të ndalën mizoritë, vrasjet e shkatërrimet në Aleppo. Të gjithë jemi përgjegjës për ndalimin e së keqes, bota nuk duhet dorëzuar para mizorive të tmerrshme antihumane e antinjerëzore”, thuhet në komunikatën e BIK-ut.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button