Kosova

Bajrami: Klima e biznesit po përmirësohet, fluks i investitorëve të huaj

Ministrja e Tregtisë dhe Industrisë Hykmete Bajrami, deklaroi se ka progres të konsiderueshëm, sa i përket përmirësimit të klimës së biznesit në vend si dhe një fluks të interesit të investitorëve të huaj.

Në një një konferencë për shtyp ministrja Bajrami theksoi se “klima e të bërit biznes po përmirësohet. Ne kemi arritur të kemi më shumë investime të huaja. Në këtë gjashtë muaj numri i bizneseve me pronarë të huaj është rritur me 36 për qind. Numri i bizneseve me pronare gra është rritur me 31 për qind. Statistikat po tregojnë se ka trend shumë pozitivë, jo vetëm statistikat, por dhe institucionet e besueshme siç është Banka Botërore.

Gjatë kësaj periudhe, vijoi Bajrami, ka pasur përmirësim të shtatë indikatorëve, eliminim të burokracisë, ulje të taksave dhe procedura të tjera të marrjeve të lejeve dhe licencave.

Ministrja Bajrami bëri të ditur se është çështje ditësh kur ministria dhe agjencia për regjistrim të bizneseve, do të dalin me lansimin e platformës për aplikimin online, për regjistrim të bizneseve.

Ndërsa sa i përket ligjit për investime strategjike, i cili nuk ka arritur të miratohet në Kuvendin e Kosovës, Bajrami tha se Ligji për investimeve strategjike, nuk është çelësi i të gjitha problemeve në ekonominë e Kosovës.

Ministrja Bajrami foli dhe për projektin e privatizimit të Brezovicës, duke pohuar se qeveria e Kosovës,  niveli qendror dhe ai lokal i ka përmbushur të gjitha kushtet, që projekti të realizohet.

Arsyeja kryesore e mos realizimit të projektit të Brezovicës, sipas saj, ka qenë mos aftësia e investitorëve për t’i përmbushur kriteret, në mënyrë që të mobilizojë 163 milionë sipas kontratës dhe  rrjedhimisht komiteti ndërministror ka marrë vendim që kontrata të shkëputet.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button