Bota

Nagorni-Karabak, Azerbajxhani njofton armëpushim të njëanshëm pas përplasjes ushtarake

Azerbajxhani njoftoi vendosjen e një armëpushimi të njëanshëm në përplasjet me forcat armene për rajonin e shumëdiskutuar të Nagorni-Karabakut.

Azerët, sipas zëdhënësit të Ministrisë së Brendshme, po e hedhin këtë hap në përgjigje të thirrjeve ndërkombëtare për ndalimin e menjëhershëm të dhunës. Luftimet i kushtuan jetën të paktën 30 ushtarëve e kanë shkaktuar edhe viktima mes civilëve.

Nagorni-Karabak ka qenë në duart e separatistëve etnike armenë që prej fundit të luftës së 1994-s. Por konfliktet e fjetura duket se po rizgjodhen. Armenia njoftoi të shtunën vdekjen e 18 ushtarëve etnikë armenë, Azerbajxhani tha se kishte humbur 12 trupa.

Zyrtarët shtojnë se është vrarë edhe një djalë 12 vjeç, e janë plagosur dy fëmijë të tjerë. Secila nga palët fajëson tjetrën për shkeljen e armëpushimit. Azerbajxhani pretendon se forcat e tij kanë marrë dy kodra strategjike dhe një fshat, por humbën një helikopter.

Qeveria armene, nga ana e saj këmbëngul se ishin azerët, ata që nisën një mësymje masive me tanke e zjarr artilerie. Më herët, Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan deklaroi se, në këtë përplasje mbështet Azerbajxhanin deri në fund.

Ankaraja ruan lidhje të ngushta me Bakunë, por nuk ka asnjë lloj marrëdhënieje me Armeninë e palëkundur nga qëndrimi i saj se, vrasjet masive të armenëve në periudhën otomane përbëjnë gjenocid, gjë të cilën Turqia e mohon me forcë.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button