Bota

Mesdhe, zbehen shpresat për emigrantë të mbijetuar

Ekipet e shpëtimit në detin Mesdhe deklarojnë se nuk presin të gjejnë më të mbijetuar nga anija me rreth 700 emigrantë që u mbyt një ditë më parë në përpjekje për të arritur brigjet e Italisë.

Autoritetet italiane deklaruan fillimisht se druheshin për qindra të mbytur, por agjencia e OKB për refugjatët, UNHCR, njoftoi më vonë se rreth 400 persona ishin shpëtuar.

Roja bregdetare italiane deklaroi se 25 trupa janë rekuperuar deri tani, por mbetet i paqartë numri i personave të zhdukur.

Mbi 2 mijë emigrantë mendohet të kenë vdekur që nga fillimi i vitit në përpjekje për të kaluar Mesdheun dhe për të arritur Europën.

Incidenti i së mërkurës ndodhi kur varka e peshkimit u përball me motin e keq, kur ishte larguar 25 kilometra nga brigjet libiane.

Një telefonatë sinjalizuese mbërriti në zyrat e rojës bregdetare në Siçili dhe një nga anijet e para që mbërriti pranë vendit të ngjarjes ishte irlandezja “LE Niamh”.

Por kur ajo dërgoi varkat e saj, emigrantët lëvizën në njërën anë të varkës së peshkimit duke shkaktuar përmbysjen e saj.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button