Bota

Një meteor shfaqet në qiejt e veriut të Italisë

Një meteorit është shfaqur të martën në mbrëmje, pak pas orës 23:00 në qiejt e Italisë dhe është parë nga shumë njerëz mes Lombardisë, Emilia Romanjës dhe Trivenetos.

Gjatë kalimit të tij, duke u shpërbërë në atmosferë, meteori ka shkaktuar një zhurmë, para së gjithash në provincat e Padovës, Rovigos, Ferrarës dhe Bolonjës. Kanë qenë të shumta sinjalizimet në rrjetet sociale, por autoritetet bëjnë të ditur se nuk ka pasur dëme.

Edhe reperi Feedez ka qenë dëshmitar i kalimit të trupit qiellor dhe e ka raportuar në një tweet në orën 23:14: “Sapo ka kaluar një meteorit i gjelbër apo diçka e tillë, asnjë nuk di asgjë për këtë”.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button