Kosova

Detajet e vizitës në Kosovë të princit Wales dhe dukeshës së Cornwall

aaaPrinci i Wales dhe Dukesha e Cornwall do të vizitojnë Kroacinë, Serbinë, Malin e Zi dhe Kosovën nga data 14 – 19 mars 2016. Lartmadhëria e tyre do të ndërmarrin një sërë angazhimesh në Kosovë për të festuar pajtimin dhe dialogun ndërfetar, si dhe përpjekjet e njerëzve nga Kosova dhe Britania për të ndërtuar një të ardhme më të mirë për Kosovën.

Kjo do të jetë vizita e dytë e Princit të Wales-it në Kosovë (ai vizitoi Kosovën në vitin 1999) ndërsa vizita e parë për Dukeshën e Cornwall-it.

“Lartmadhëria e Tyre do të arrijnë në Prishtinë më 18 mars, ku do të mirëpriten zyrtarisht nga Presidentja Atifete Jahjaga. Të nesërmen Princi dhe Dukesha së bashku me Presidenten do të marrin pjesë në ceremoninë përkujtimore për të pagjeturit e luftës. Lartmadhëria e Tyre do të vendosin lule në Memorialin e Personave të Pagjetur pranë ndërtesës së Kuvendit, në Prishtinë. Dukesha e Cornwall dhe Presidentja Jahjaga do të takohen edhe me të Mbijetuarat e Dhunës Seksuale për të dëgjuar për sfidat me të cilat janë përballur ato në kërkim të drejtësisë, si dhe për punën e Këshillit Kombëtar udhëhequr nga Presidentja”, thuhet në njoftimin e Ambasadës së Britanisë në Kosovë.

Princi i Wales, siq edhe thuhet nw njoftim do të vizitojë Prizrenin ku do të marrë pjesë në konferencën ndërfetare të organizuar në bashkëpunim me qeverinë e Kosovës. Më pas, Lartmadhëria e Tij do të marr pjesë edhe në ceremoninë e vendosjes së kurorës në selinë e KFOR-it ‘Film City’ për të përkujtuar personelin e Mbretërisë së Bashkuar dhe të KFOR-it që humbën jetën gjatë shërbimit të tyre në Kosovë. Lartmadhëria e Saj do të vizitojë Ideas Partnership në Fushë Kosovë për të parë se si grupet e margjinalizuara janë duke u ndihmuar përmes fuqizimit arsimor dhe ekonomik.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button