Kosova

Jahjaga dhe Romanowski bisedojnë për situatën në Kosovë

Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga, prit sot në takim Koordinatoren për Ndihmë të Shteteve të Bashkuara për Evropë dhe Euro-Azi, Alina Romanowski, me të cilën diskutuan për zhvillimin ekonomik të Kosovës dhe aspektet e ndihmës amerikane.

Presidentja Jahjaga dhe Romanowski diskutuan për përparimin e arritur në krijimin e një shoqërie të hapur dhe vendosjen e rendit e ligjit, si dhe prioritetet e Republikës së Kosovës që lidhen me zhvillimin ekonomik, sundimin e ligjit, përmirësimin e klimës së investimeve, energjinë, bujqësinë dhe arsimin.

Presidentja Jahjaga falënderoi Romanowski për ndihmën e vazhdueshme të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për zhvillimin politik, demokratik dhe ekonomik të vendit dhe realizimin e aspiratave evropiane dhe euroatlantike të Republikës së Kosovës.
Presidentja Jahjaga theksoi se zhvillimi ekonomik i bazuar në sektorin privat, reformat institucionale dhe konsolidimi i sundimit të ligjit mbeten prioritet i Republikës së Kosovës.

Jahjaga theksoi se një vëmendje e veçantë në Kosovë po i kushtohet stabilitetit energjetik dhe infrastrukturor të vendit për të krijuar një bazë të nevojshme për të tërhequr investime të jashtme që do të krijonin vende të reja pune për qytetarët e Kosovës.

Në kushtet e investimit afatgjatë, Presidentja Jahjaga theksoi se duhet të vazhdohet t’i kushtohet vëmendje kapitalit njerëzor dhe në këtë drejtim fondet dhe bursat për studime në SHBA kanë pasur një ndikim transformuese për brezin e ri. Presidentja Jahjaga tha se duhet zgjeruar këto iniciativa, sidomos duke synuar përfshirjen e më shumë të rinjve nga zonat rurale të Kosovës.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button