Politika

Qasja e opozitës çon ujë në burimin e atyre që nuk dëshirojnë integrimin në BE

“Nuk është sekret ose mbase është sekreti më i madh publik që qasja e Rusisë ndaj NATO-së, ndaj BE, ndaj proceseve integruese nuk është qasje miqësore”, deklaroi sot kryeministri Edi Rama në konferencën e përbashkët për shtyp me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg.

Kreu i Ekzekutivit nënvizoi faktin se “në asnjë vend të NATO-s nuk ka ndodhur çka po ndodh këtu dhe çka disa forca kryesore të opozitës paralajmërojnë dhe mesa duket do të përpiqen të ndodhë këtu. Do të ishte njollë e pashlyeshme për vendin tonë si një vend anëtar i NATO-s, e cila nuk është një Aleancë Ushtarake, po Aleanca Ushtarake e një grupi vendesh që ndajnë vlera dhe parime që nuk negociohen”.

“Patjetër që diçka e tillë nuk shkon në favor të vendit, nuk përputhet me interesat, vlerat, parimet as të NATO-s dhe as të BE dhe si e tillë me ose pa dashje, çon ujë në mullirin e atyre që nuk e dëshirojnë integrimin e plotë të Ballkanit Perëndimor as në NATO, as në BE”,  deklaroi Rama.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button