Kosova

Hasani: Kjo Qeveri është mashtruese

Anëtari i Kryesisë së Nismës për Kosovën, Bajram Hasani, ka reaguar ndaj deklaratës së këshilltarit të kryeministrit, Sokol Havolli, i cili e ka quajtur protestën e opozitës organizim paramilitar.
Hasani në profilin e tij në “Facebook”, ka shkruar se ky pushtet nuk mund të rrijë asnjë ditë pa bërë së paku një mashtrim.

“Nuk munden për të ndenjur asnjë ditë pa e bërë së paku një mashtrim. Dje e zvogëluan numrin e protestuesve për 10 herë, ndërsa sot numrin e molotovëve e rritën për po ashtu së paku 10 herë! Pastaj kur ju thua mashtrues ju mbetet hatri. Meqë dje populli edhe me praninë fizike masive në sheshet e kryeqytetit i tha qeverisë largohu, këta sot në shenjë përbuzje ndaj popullit e quajtën paramilitarë”, ka shkruar mbrëmë anëtari i Kryesisë së Nismës, Bajram Hasani.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button