Zgjedhjet lokale 2015

Bashkia e Korçës- Administratori i sprovuar Filo përballë Akademikut Mero

Bashkia e Korçës, një nga kryeqendrat e qytetërimit shqiptar, një nga qendrat më strategjike të zhvillimit rajonit të juglindjes së vendit ka marrë një vëmendje të veçantë nga politika shqiptare.

Partia Socialiste dhe Aleanca për Shqipërinë Europiane, i kanë dhënë besimin e tyre, Kryetarit aktual të Bashkisë, Sotiraq Filo, një administrator i sprovuar që mori mbi supe trashëgimine e lënë nga ish-kryetari i Bashkisë, aktualisht Zv/Kryeministri Niko Peleshi. Filo në dy vite drejtimi të Bashkisë i ka dhënë një pamje joshëse qytetit të luleve, duke ruajtur traditën, e duke ndërthurur atë me modernen. Në dy vite të Filos në krye të Bashkisë, qendra e qytetit është rinovuar dhe pazari i Korçës ka marrë udhën e rikthimit në idenititet. Me përulësi dhe punë të palodhur Kryetari aktual i Bashkisë ëhstë përpjekur të kthejë tek qytetarët e tij, besimin e dhënë nga vota e vitit 2013.

Nga krahu tjetër Partia Demokratike dhe aleatët e saj i kanë dhënë besimin e tyre një intelektuali të njohur të qytetit, Rektorit të Univeristetit  “Fan S. Noli”,  Gjergji Mero. Kandidati i djathtë ka një eksperjencë të vyer në aspektin akademik, çka PD dhe aleatët e saj shpresojnë të jetë një armë më shumë për marrjen e Bashkisë së Qytetit juglindor.

sotiraq fileSotiraq Filo, vijimi i projektit të PS për Korçën:

Sotiraq Filo ka lindur në Korçë më 23 Qershor 1971 në një familje me vlera të spikatura të qytetarisë.  Nxënës shkelqyer  i gjimnazit “Raqi Qirinxhi” ai eshte  diplomuar shkëlqyeshëm në Fakultetin e Inxhinierisë Elektrike, Dega Elektronikë. Është martuar me znj. Frosela Qirjas, dhe ka një vajzë 3 vjeçare, Amelian ndersa është në pritje të fëmijës së dytë. Sotiraq Filo ka një eksperiencë të pasur pune duke punuar si profesionist dhe drejtues në sektorin bankar dhe administratën publike. Ai ka punuar për  gjashtë vjet si Zv/Kryetar i Bashkisë Korçë,  teksa prej dy vjetësh është Kryetar i Bashkisë së Korçës, duke qënë pjesë e rëndësishme e arritjeve të institucionit në vitet e fundit.

Gjatë këtyre dy viteve Filo ka nënshkruar ristrukturimin e pazarit të vjetër të Korçës, për kthimin në identitet të tij. Po ashtu Filo gjatë dy viteve të fundit ka nënshkruar me qeverinë programin për rilindjen e qendrave rajonale dhe në saj të këtij projekti, shumë rrugë dhe objekte janë rinovuar.

Gjergji Mero, alternativa akademike e PD 

Gjergji Mero ka lindur në fshatin Baban Devoll, më 25 shkurt 1959 dhe banon në Korçë.  Rrjedh nga një familje arsimtarësh me dy prindër mësues të nderuar, të cilët i kultivuan dhe e edukuan me dëshirën për arsimim dhe shkollim shembullor, gjë të cilën ai e reflektoi kudo ku ka studiuar dhe punuar. Ai është i martuar dhe ka dy djem.

Pasi kreu shkollën e mesme të përgjithshme “Fuat Babani”, Bilisht 1973-1977 me rezultate te shkëlqyera, vazhdoi studimet e larta pranë Institutit të Lartë Bujqësor Korçë në vitet 1978-1982 duke u diplomuar me rezultate të larta si agronom i përgjithshëm. Nga viti 1982 deri në 1987 punoi si specialist dhe kryespecialist bujqësie në Kooperativën Bujqësore Qukës Librazhd, ku u dallua për punë të palodhur dhe arritje të larta në të gjithë sektorët ku ai punoi. Në nëntor 1987 filloi punë si pedagog në Fakultetin e Bujqësisë të Universitetit “Fan S. Noli” Korçë. Nga viti 2008 e në vazhdim është Rektor i këtij Universiteti, i cili me punën dhe angazhimin e tij dhe të stafit që ai drejton, i ka dhënë Universitetit të Korçës një vizion të ri, si në drejtim të infrastrukturës mësimore dhe laboratorike, ashtu dhe të përmbajtjes së programeve dhe Fakulteteve të reja që janë hapur, duke i dhënë Universitetit një dimesion bashkëkohor.
Në punën e tij mësimore dhe shkencore ai ka arritur të realizojë një numër të madh kualifikime dhe specializime si brenda dhe jashtë vendit. Ka fituar gradën “Doktor i Shkencave Bujqësore”, në 02.06.1999 dhe “Profesor i Asociuar” në vitin 2003. Ka kryer një numër të madh specializimesh dhe trajnimesh brenda dhe jashtë vendit, si në fushën e bujqësisë ashtu dhe të rritjes së standarteve dhe cilësisë të arsimit të lartë.
Gjergji Mero, ka marrë pjesë në shumë projekte kombëtare dhe ndërkombëtare si në Projektet Tempus, Intereg, rasmus etj, duke marre pjese si anëtar stafi projekti dhe drejtues projekti në shumë projekte. Është autor i disa teksteve mësimore i disa monografive, dispensave, si dhe ka marrë pjesë në shumë konferenca kombëtare e ndërkombëtare ku në një pjesë të madhe të tyre edhe ka referuar. Ka botuar një numër të madh artikuj problemore e shkencorë në revista të njohura shkencore si brenda dhe jashtë vendit. Zotëron gjuhën angleze me të folur dhe të shkruar.
Ai ka qënë i zgjedhur Kryetar i Këshillit Bashkiak Korçë në vitet 2003-2007, si dhe është anëtar i Këshillit Bashkiak Korçë që nga viti 2003.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button