Politika

Balla: Nishani i Saliut mbi Visar Zhitin

Deputeti i Partisë Socialiste, Taulant Balla, ironizon Presidentin Bujar Nishani për qëndrimin e tij ndaj poetit Visar Zhiti, duke e akuzuar se është presidenti i Sali Berishës dhe jo i shtetit shqiptar.

taluant-balla-ps1Deputeti i PS-së, Balla, nëpërmjet një postimi sot në rrjetin social Facebook, që në fillim etiketon presidentin, duke u shprehur: “Nishani i Saliut mbi Visar Zhitin. Kur të gjithë prisnim që Presidenti i Republikës të ishte në krahun e Visar Zhitit, Nishani shpërdoroi edhe vetë gjuhën shqipe perveç kandidatures se Visar Zhitit. U hodh papritur në një sulm të paprincipte ndaj kryeministrit, duke aluduar edhe për sigurimsa në ketë vendimmarrje. Sa turp!”.

“Kaq shumë e teproi Nishani, sa e quajti kandidimin e Visar Zhitit provokim. Po pse dreqin u provokua ky president që futi gjuhën e rrugës në Presidencë? Asnjë President deri me sot, as vetë Saliu, nuk ka folur siç po flet Nishani me një fjalor prej karrocieri me faqoren e rakise në dorë. U provokua medemek se në kandiduam Visarin që ai të mos e miratonte! Po çfarë do fitonim ne nga ky provokim, por që ne fakt është vetem një budallallëk tipik vetëm për mendjen e Bujarit? Ndoshta sipas Bujarit kemi dashur të vendosim në pozitë të vështirë para opinionit Presidentin. Por, a ka President në pozitë më të vështire se ky në syte e opinionit?”, shprehet Balla.

Po ashtu, deputeti Balla pohon se “Andej duhet t’i bindet Saliut dhe duhet t’i bashkohet fushatës së tritolit, duke hedhur në ere ambasadorët për të ndihmuar në klimën e konfliktit artificial. Këndej duhet të ndryshojë edhe look-un, që ta harrojne se kush ka qenë në fakt ky ushtar i Saliut që mbronte me trup bustin e Enverit në demostratat pro-enveriste në Shkollen e Bashkuar. Kujt i duhet më shumë se kaq për ta parë Bujarin ashtu siç është, Nishani i Saliut mbi Visar Zhitin! Kjo është edhe me keq se ridenim! Kjo është pengmarrje e Visarit për llogari të Saliut nga ushtari i tij, Bujar Nishani!”.

Related Articles

Nje koment

  1. Piktori votat i ka per ta hequr “zhvejkun”, ose per te ndryshuar kushtetuten, ne te kundert ta lere “kapterrin” ne te drejten e tij kushtetuese…se jane bere si ato kur…qe qefi jua ka dhe by…s’ jua mba…Edhe Zhiti eshte bere per te ardhur keq, nuk distancohet por duket si ata lypsaret qe ste ndahet pa i dhene nje cent…Per rastin ne fjale Çezarit i duhet dhene çfare i , takon, se Jari ka te drejte…por edhe ZOTIT i duhet dhene çfare i takon,… Nuk paska nje katolik te denje per atje ,por u dashka nje “hibrid katolik klandestin”, qe ne proven me te vogel, hodhi lekuren me “prada”, dhe nxori nga thellesia shpirtin ateist prej “gabi”….Diversiteti ne politiken shqiptare eshte diçka normale,…por te besh diversitet me Vatikanin, eshte e trishtueshme, dhe te ngulesh kaq shume kembe qe nga propozuesi e deri tek i propozuari ,eshte tmerresisht e vajtueshme…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button